Tirana është përfshirë paraditen e sotme nga reshjet e shiut, ndërsa ato pritet të vazhdojnë edhe për 24 orët në vazhdim. Por jo vetëm Tirana, rreshje intensive shiu dhe rrebeshe do të ketë dhe në Shkodër, Durrës e Lezhë.
Më poshtë parashikimi i motit nga Instituti i Gjeoshkencave
Sot pasdite (e hënë, dt.23) dhe nesër (e martë, dt.24) priten reshje intensive në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe lokalisht shumë intensive. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Ndërsa në qarqet Kukës, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate të shoqëruara me stuhi në veriperëndim të vendit.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 22 °C
në vendet e ulëta: 18 / 23 °C
në vendet malore: 13 / 20 °C.
ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.23) dhe nesër (e martë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.