Bota

Moti në Europë, i nxehtë ekstrem, por edhe stuhi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 27/07/18 |
mapo.al

Pjesa më e madhe e Europës vazhdon të përballet me të nxehtin ekstrem, temperatura rekord, por edhe fenomene të tjera si përmbytjet apo stuhitë.


Parashikuesit në Britaninë e Madhe, thonë se rekordi prej 38.5 gradësh mund të thyhet sot ndërsa Londra është edhe nën presionin e ndotjes së lartë për të dytën herë këtë vit. Disa trena janë urdhëruar të ngadalësojnë shpejtësinë për shkak të frikës se i nxehti mund të dobësojë shinat.


Anglia po ashtu pritet të përballet edhe me stuhi dhe breshër të premten, me rrezikun e përmbytjeve të reja. ekipet e zjarrfikësve po i kërkojnë njerëzve të veprojnë me kujdes nëse zgjedhin të bëjnë “barbeky” dhe aktivitete të tjera në natyrë për shkak se sjellja e pakujdesshme mund të shkaktojë zjarre që do të viheshin me vështirësi nën kontroll.


Pjesa më e madhe e Rusisë i gëzohet një klime kontinentale me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Por, këtë verë, temperaturat në Moskë nuk i kanë kapërcyer akoma 30 gradët celsius.


Gjysma e parë e verës nuk ka qenë aspak normale në Spanjë, me temperatura të ulëta dhe mot të thatë që bllokon anticiklonët. Efekti bën që i nxehti ekstrem në Europën kontinentale dhe temperaturat progresivisht më të freskëta në Mesdhe, të shkaktojnë temperatura më të ulëta se normalja në gadishullin iberik.

Hungaria në anën tjetër ka regjistruar një verë të ftohtë dhe me reshje, me stuhi impresionuese. Ka pasur disa ditë kur temperatura maksimale ka arritur në 30 gradë celsius, por nuk janë regjistruar asnjëherë më shumë se dy ditë radhazi me këto temperatura. Vendi europiano lindor, zakonisht ka më pak shi dhe më shumë rreze dielli në këtë periudhë të vitit.

Vala e të nxehtit në gjermani ndërkohë pritet të arrijë kulmin gjatë ditës së sotme, me 39 gradë celsius por temperaturat nuk pritet të thyejnë rekordet e 2015. Fermerët gjermanë vlerësojnë se dëmi tek të mbjellat mund të arrijë në 1.4 miliardë euro si pasojë e të nxehtit.

Ndërsa në Itali, zjarrfikësit janë të angazhuar në përpjekjet për të penguar përhapjen e zjarreve në vend. Sidoqoftë, edhe nëse temperaturat janë të larta, nuk janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit. Në Francë ndërkohë 18 departamente zjarrfikësish janë në alarm për shkak të të nxehtit ekstrem.

Temperaturat janë më të larta se 30 gradë celsius me të nxehtin që gjatë ditës do të arrijë maksimumin e 37 gradëve.


Etiketa: , , ,

Pas