Aktualitet

Moti në Shqipëri/ Pas reshjeve të shiut na pret acari dhe dëbora








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:16 - 11/01/21 |
mapo.al

Shirat e dendur duket se kanë marrë fund në vendin tonë. Megjithatë, moti do të jetë ekzaktësisht si për dimër në Shqipëri, ku pas shirave tashmë na pret acari dhe dëbora.



Ashtu siç raportoi edhe Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.




Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.



Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm borë në orë.


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas