Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, por në zonat malore priten kalime të pakta vranësirash.
Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira të izoluar dhe afatshkurtër në skajin Verior. Po ashtu dhe në zonën e ulët do të ketë të shfaqje të vranësirave të pakta, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime.
Temperatura të larta dhe diell në pjesën më të madhe të vendit, ja ku pritet të ketë shi
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.