fbpx

Kryesore

Moti për sot/ Reshje shiu në gjithë vendin, ku do jenë intensive





               Publikuar në : 07:37 - 20/11/19 |
mapo.al

Dita e sotme (20 nëntor) do të fillojë me reshje shiu dhe me shtrëngata, prandaj mos harroni t’i merrni çadrat me vete dhe të visheni trashë. Vetëm në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të ketë reshje intensive.


Sipas IGJEUM, në qarqet e tjera priten reshje mesatare, ndërsa në zona të kufizuara do të jenë në formë shtrëngate, kryesisht në jug të vendit.



Qarqet që janë më të rrezikuar për përmbytje për shkak të intensitetit të lartë janë Elbasani, Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.


Sa i përket temperaturave, ato pritet të arrijnë:

Në bregdet: 13 / 18 °C

Në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

Në vendet malore: 7 / 12 °C


Etiketa: , ,

Pas