Aktualitet

Moti për sot, e diel 2 dhjetor 2018/ Mëngjesi i acartë, por pasditja…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:49 - 02/12/18 |
mapo.al

Orët e para të ditës së sotme do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin.


Më të dendura vranësirat do të jenë në ekstremin jugor dhe rajonin juglindor. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten 2-3 °C duke luhatur vlerat ditore nga -1 °C mëngjesi deri në 21°C në mesdita.


Era do fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.




Etiketa: , , , ,

Pas