E diel, data 16 qershor 2019, moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Temperaturat do të jenë me zbritje. Një ditë më parë termometri shënoi deri në 35 gradë. Ndërsa sot temperatura maksimale do të jetë 31 gradë në orët e mesditës, ndërsa më pas do të vijnë në rënie gradualisht.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (Në) me shpejtësi 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur.