Duke nisur nga dita e sotme, e Martë deri dhe në mesditë të ditës së Enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët pa munguar vranësirat kalimtare.
Gjatë ditës së Enjte pas orëve të mesditës nis depërtimi i vranësirave ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugperëndimit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.
Java mbyllet me ditën e Premte me mot me vranësira të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë territorin.
Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti i reshjeve deri i lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.