Kryesore

Moti sot: Rikthehen reshjet e shiut, merrni çadra me vete





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:45 - 02/05/20 |
mapo.al

Parashikim nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak


Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet deri mesatar.


Lokalisht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.


Dita e dielë do të ketë mot të kthjellët e vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat hera–herës do të shoqërohen me reshje të dobta shiu të karakterit lokal.

Era nga veriperëndimi me shpejtësit mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas