Aktualitet

Moti sot/ Temperaturat mbi 30 gradë, reshje shiu në mesditë







               Publikuar në : 08:10 - 19/07/19 |
mapo.al

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash në mesditë përgjatë zonave malore. Temperaturat do të shënojnë mbi 30 gradë ato maksimale dhe 17 gradë ato minimale.


Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, parashikohet shi i izoluar në Verilindje në mesditë. Era me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek, ndërsa në bregdetin Jugor fiton forcë deri në 15 m/sek.

Deti i forcës 4 me lartësi vale 1.8-2.5 metër. Mjegullinë lokale orët e mëngjesit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas