Kryesore

Moti sot: Vranësira e reshje, por temperaturat mbeten të larta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:47 - 29/05/20 |
mapo.al

Dita e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu.


Reshjet do të jenë të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndersa përgjatë relieveve malore dhe zonave pranë tyre reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkutra.


Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejësi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/s.


Temperaturat parashikohen:
vendet malore 8°C deri në 20°C
vendet e ulëta 11°C deri në 25°C
vendet bregdetare 12°C deri në 24°C

*Shërbimi Meteorologjik Ushtarak


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas