Aktualitet

Moti vijon i paqëndrueshëm, sot rrebeshe dhe shtrëngata shiu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:31 - 09/09/21 |
mapo.al

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.






Për këtë arsye edhe për ditën e sotme, e enjte 9 shtator, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.


Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.







Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.



Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi 1-4m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 8m/s.



Temperaturat parashikohen:

zonat malore 12°C deri në 24°C

zonat e ulëta 13°C deri në 28°C

zonat bregdetare 16°C deri në 26°C

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas