Kuçovë/ Informacion paraprak
Ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, ku shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.
Si pasojë e aksidentit pasagjerja, (shtetasja) M.P., 46 vjeçe, ka humbur jetën.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.