Aktualitet

Motra e Kim Jong Un ashpërson tonet: Seuli është armiku, të prishim marrëdhëniet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:55 - 15/06/20 |
mapo.al

Në piramidën e pushtetit të Penianit, ku rrëzimet janë të shpeshta dhe dramatike, duket sikur ka një siguri të vetme. Pas Kim Jong-Un, komandon vetëm e motra.






Këtë e tregon deklarata e saj e fundit, e konfirmuar nga agjencia shtetërore e Penianit, ku Kim Jo-jong akuzon Korenë e jugut me tone të ashpra, që kujtojnë periudhën më të tensionuar midis dy vendeve të ndara prej dekadash. Ajo e cilësoi Seulin si “armik”, pas hedhjes së fletushkave antiregjim nga ana e disa aktivistëve të jugut.


“Mendoj se ka ardhur koha që të prishim marrëdhëniet me autoritetet koreano-jugore. Së shpejti do të kemi zhvillime”, tha ajo duke shtuar se “duke ushtruar autoritetin e dhënë nga lideri suprem, i kam dhënë urdhër departamentit përgjegjës për marrëdhëniet me armikun që të fillojë aksionet, dhe një urdhër i tillë i është dhënë edhe shtabit të përgjithshëm”.





Se ku do të përqendrohen veprimet e Penianit nuk bëhet e ditur, por analistët mendojnë se mund të fokusohen te zyra ndërlidhëse midis dy vendeve, që ndodhet në qytetin kufitar të Kaesong.





Kim Jo-jong gjatë takimit me liderin koreano jugor

Seuli reagoi me alarm, duke mbledhur urgjentisht ministrat e brendshëm të Mbrojtjes dhe atë të Jashtëm, duke i kërkuar moderim Penianit, por edhe duke u deklaruar “të gatshëm për çdo skenar”.

Kim Jo-jong, vetëm 4 vjet më e vogël se vëllai 36-vjeçar, duket sikur është shndërruar në këshilltaren më të besuar të liderit suprem të Koresë së veriut. Ashtu si për të vëllain, pamjet e tregojnë shpesh herë të buzëqeshur, por portreti i saj nuk tregon rolin që ka në regjimin më të mbyllur të planetit.

Formalisht ajo mban postin e zëvendës drejtoreshës së zyrës së Agjitacionit dhe Propagandës, sektori më i ashpër kundër disidentëve ose thjesht personave që mund të kenë zbehur kultin e individit të Kim Jong Un.

Bashkë me vëllain më të madh, edhe ajo ka studiuar në Zvicër, dhe lideri suprem e përdor shpesh në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku roli më i rëndësishëm ka qenë kreu i delegacionit të Lojërave Olimpike Dimërore në 2018. Por sot ajo, një nga dy gratë e vetme në Politburo, përfaqëson shumë më shumë.

Gjatë zhdukjes së vëllait, disa javë më parë, ku burimet folën për një gjendje të rënduar shëndetësore të liderit aziatik, emri më i sigurt si pasuesja e tij ishte pikërisht Kim Jo-jong.

1


Etiketa: , , ,

Pas