fbpx

ShowBizz

Motrat Lipa ‘pushtojnë’ botën, por sa e ndihmojnë njëra-tjetrën?





               Publikuar në : 15:09 - 18/06/19 |
mapo.al

Dua dhe Rina Lipa duket se po pushtojnë dy industri të ndryshme në botë. Ndërsa Dua ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar, Rina ka arritur të sigurojë një marrëveshje si stiliste me firmën e rrobave Nasty Gal.


Por sa e ndihmojnë njëra-tjetrën motrat Lipa, kur bëhet fjalë për karrierë? Rina ka rrëfyer në një intervistë për revistën prestigjioze ‘Vogue’ këshillat që e motra e saj e madhe i ka dhënë, për mënyrën sesi duhet të paraqitet në sytë e publikut.



“Është një lloj klisheje, por më ka thënë te jem gjithmonë vetvetja. Bëhu ajo që je, pavarësisht se çfarë mendon dikush tjetër. Mendoj se kjo është në fakt gjëja kryesore. Jo të gjithë do të pëlqejnë, jo të gjithë do të jenë fansat e tu, thjesht ji vetvetja dhe njerëzit e vërtetë do të mbështesin”– ka treguar 18-vjeçarja.


Rina Lipa nuk ka ngurruar të rrëfejë edhe faktin se gjithnjë ka veshur rrobat e këngëtares.

“Ka ndodhur përpara se Dua të niste karrierën e saj. Unë shkoja dhe i merrja rrobat, pasi kemi diferencë prej 5 vitesh. Ndihesha e madhe kur vishja rrobat e saj dhe ndjeja se mund të dilja me miqtë e Duas. Akoma vazhdoj e bëj këtë. Shkoj në garderobë dhe i them: Këtë ke shumë kohë që nuk e ke veshur, kështu që unë po e marr. Dhe ajo më thotë ‘Ok’. Kjo është dashuria e motrës për ty”-ka treguar Rina.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas