I ftuar në televizionin Bein Sport, portugezi ka kritikuar paraqitjen e Ajaksit ditën e djeshme.
“Për mua është filozofia e lojës ajo që bën diferencën. Çdo skuadër ka stilin e vet dhe lojtarët përshtaten në bazë të saj. Por ndonjëherë duhet të ndërrosh filozofi në mënyrë që të fitosh një ndeshje. Bazike në futboll është të ruash balançat dhe jo të shpërqendrohesh. Ajaksi vazhdoi me filozofinë e vet. Ata luajtën pjesën e dytë sikur po luanin me Vittesen në kampionatin holandez. Urime Tottenham dhe paçi fat në finale,” tha 56-vjeçari.