Puna dhe talenti e kanë renditur Mozzik-un në një ndër reperat më të suksesshëm në Shqipëri dhe jo vetëm.
Së shpejti ai ka paralajmëruar edhe albumin e tij të radhës, i cili do të publikohet me 31 korrik. Po ashtu ai ka konfirmuar që do të sjellë edhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Mozzik ka bërë të ditur se viti 2020 do të jetë i tij, pasi do të sjell hite të shumta.
“Betohem që edhe ky vit është komplet i imi, Mozzik, vetëm hite”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.