Reperi i njohur dhe shumë i preferuar nga të rinjtë shqiptarë Gramoz Aliu, i njohur me emrin e artit ‘MOZZIK’, ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të parë. Sëbashku me bashkëshorten e tij Loredana Zefi kanë vendosur ta quajnë “Hana” të voglën tyre.
Në rrjetin e tij social Instagram, reperi MOZZIK ka njoftuar për ardhjen në jetë të vajzës së tyre. E për këtë gjë ai shprehet se ka përjetuar ndjenjën më të bukur në jetë, duke publikuar dhe një foto me vajzën bashkangjitur me një shkrim plot emocion./MAPO.AL/
Reagimi i plotë:
“Emri më i bukur në botë BABË !
Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë !
Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël !
Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë !
Do ju dua sa të kem jetë”.- shprehet MOZZIK.