Sport

Mposhtet Anglia, finalja e Ligës së Kombeve është Portugali-Holandë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:27 - 07/06/19 |
mapo.al

Finalja e Ligës së Kombeve do të luhet mes Portugalisë Holandës. Mbrëmjen e djeshme “tulipanët” kanë mposhtur Anglinë me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Nuk mjaftuan 90 minuta për të shpallur finalistin e dytë të Ligës së Kombeve.


Në minutën e 32-të Marcus Rashford transformoi në gol një penallti të fituar po vetë dhe të shkaktuar nga De Ligt. Qendërmbrojtësi holandez shlyen gabimin e bërë në minutën e 73-të pasi barazon me kokë nga një goditje këndi. Deri në minutën e 90 emocionet nuk munguan. U deshën 30 minutat shtesë që gjithçka të mbyllej.



Në kohët shtesë “tre luanët” e falin ndeshjen pasi dy gabime të lojtarëve anglez shfrytëzohen nga Holanda që siguron finalen.
Në të 97-tën u shënua goli i dytë për Holandën pasi Walker e dërgoi topin në portën e tij dhe Promes mbylli llogaritë në minutën e 114-të sërish pas një gabimi të anglezëve.


Anglia do luajë me Zvicrën në finalen e vogël të dielën në orën 15:00 ndërsa finalja e madhe e Ligës së Kombeve do luhet në Porto të dielën në orën 20:45 mes Portugalisë dhe Holandës.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas