Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka me anë të një statusi në Facebook ka njoftuar se e ka mposhtur koronavirusin pas karaninimit dhe daljes negativ të testit të fundit për të.
Teksa falenderon miqtë për solidaritetin ai ndan mesazhin se ky virus është një sprovë që ka hapur plot plagë në familje të shumta dhe se duhet të përpiqemi të respektojmë më së miri masat.
Statusi i Agron Dukës:
Nuk dua që publikimi i lajmit ditën e sotme të kthehet në burim shqetësimi për askënd. Fatmirësisht, për mua, virusi nuk u kthye në një kërcënim serioz. Tashmë e kalova. Pas karantinimit, testi i fundit rezultoi negativ.
Sepse me kujdesin tonë mund, të shpëtojmë sa më shumë jetë, duke mbjatur pran nesh ata që duam dhe rrezikohen nga ky virus.