Aktualitet

Mposhti Skënderbeun, Vllaznia fiton për herë të 7-të Kupën e Shqipërisë (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 31/05/21 |
mapo.al

Një gol i mjaftoi Vllaznisë për të fituar Kupën e Shqipërisë.






Ekipi i Thomas Brdaric mposhti 1-0 Skënderbeun në finalen e luajtur në “Air Albania”.


Autoritetet shtetërore vendosën ditën e sotme lejimin e 1 mijë tifozëve në stadium dhe këta të fundit shpejtuan për të blerë biletat dhe mbështetën skuadrat e zemrës nga afër.









Një ndeshje e luftuar dhe me ritëm u zhvillua në kryeqytet. Gabimet nuk munguan në minutat e para, por jo dëshira për të ndëshkuar kundërshtarin. Afrikani Mensah u shfaq i rrezikshëm për ekipin korçar, por rastin më të pastër e pati Haris Dilaver.



Ishte minuta e 36-të, Da Silva gjeti bukur sulmuesin boshnjak, por Bekim Rexhepi kreu një pritje fantastike, duke u konfirmuar një nga portierët më të mirë të Superiores. Më parë tentuan edhe Marku e Jonuzi me goditje nga larg.

Momente të mira për ekipin shkodran, që gjeti golin në minutën e 39-të. Braziliani Da Silva autori, teksa pati edhe fatin pas goditja e tij u devijua nga Vitia. Entuziazëm i madh dhe festë shkodrane në stadiumin “Air Albania”.

Lexo edhe :  Anësori anullon festën, Vllaznia dështon të marrë hak ndaj Teutës

Pushimi i bëri mirë Skënderbeut, që e nisi më mirë fraksionin e dytë të takimit. Juglindorët guxuan dhe u shfaqën të rrezikshëm me Marën dhe Taipin. Vllaznia e mori vetën dhe nisi të sulmojë përsëri pas minutës së 60-të.

Da Silva mund të shënonte sërish, por nxitimi dhe lodhja bënë të vetën. Mensah pati një shans fantastik për të barazuar në minutën e 68-të, por sulmuesi i Skënderbeut gjuajti keq dhe topi përfundoi jashtë stadiumit.

Ekipi i Migen Memellit humbi qetësinë dhe Vangjel Zguro u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85-të pas një faulli të rëndë dhe të panevojshëm. Përfundimisht 1-0 për Vllazninë, që fiton për herë të shtatë Kupën e Shqipërisë dhe rikthen një trofe në Shkodër pas 13 vitesh.

1


Etiketa: , ,

Pas