Flamingot rozë të Shqipërisë dhe pelikanët kaçurrelë po lulëzojnë në qetësinë e re të lagunave, që rrjedhin në vijën bregdetare në perëndim të vendit.
Mijëra flamingo kohët e fundit, po frekuentojnë dhe po përhapen në ujërat e ndritshme të Lagunës së Nartës, një vend i rëndësishëm për zogjtë migratorë në bregdetin e Adriatikut.
Numri i tyre është rritur me gati 1/3 deri në rreth 3,000 që nga muaji janar.
Të paktën kështu thonë autoritetet e “Zonave të mbrojtura”.
Edhe kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihen flamengot që kanë “pushtuar” lagunat shqiptare.