Aktualitet

Mrekullia në Librazhd, nëna lind trinjakë, infermierja i shpëton jetën






               Publikuar në : 08:33 - 12/09/19 |
mapo.al

Në maternitetin e Librazhdit një nënë ka lindur trinjake. 32-vjeçarja ka kryer dy operacione të vështira të cilat zgjatën 6 orë. Alfonia Çota ishte në rrezik për jetën, por një infermiere e spitalit është ofruar për të dhuruar gjak dhe tani ajo gëzon shëndet të plotë.


Alfonie Çota ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Nëna i është nënshtruar dy operacioneve në spitalin gjinekologjik “Fadil Sinani” të cilat kanë zgjatur mbi gjashtë orë.

Për shkak të hemoragjisë ajo rrezikonte jetën, por infermierja Sadete Anastasi dhuroi gjak duke i shpëtuar jetën. Alfonia së bashku me bebet gëzojnë shëndet te plotë. Ndihet e lumtur për ardhjen në jetë të tre fëmijëve të saj, por është e shqetësuar për rritjen e tyre.

Bashkëshorti i saj punon emigrant në Greqi dhe herë pas here sjell të ardhura, por jo të mjaftueshme për të mbajtur familjen dhe trinjakët. Çifti ka edhe dy vajza të tjera 9 dhe 5 vjeçe. Tani familjes i janë shtuar trinjakët Ambla, Elisjanoja dhe Damjani.ABCNews


Etiketa: , , ,

Pas