fbpx

Editorial

Mrekullia nuk ka si të lindë nga Gjykata Kushtetuese





               Publikuar në : 19:54 - 13/11/19 |
Mapo.al

Nuk janë të paktë ata që besojnë se Gjykata Kushtetuese do të sillte një zhvillim për të ndihmuar daljen nga kriza. Edhe më shumë u rrit pritshmëria, kur ndërkombëtarët e sidomos rezoluta e Bundestagut, e vendosën këtë në krye të kushteve, duke rritur trysninë ndaj qeverisë.


Dhe kjo gjykatë që mungon anomalisht prej dy vitesh tashmë, do ta niste me gjasë punën, me shqyrtimin e 30 qershorit.



Potencialisht, do të kthente mbrasht Edi Ramën, dhe kjo padyshim do të prodhonte atë zhvillim politik për të cilin vendi ka nevojë.


Mirëpo, shpejt u pa se paska qenë naive të shpresosh tek kjo zgjidhje.

Sepse Edi Rama po prodhon një Gjykatë Kushtetuese, me të njëjtën formë e frymë si gjithë organet e tjera të drejtësisë. Dhe janë të gjitha premisat që ky organ i lartë i vendit, të ketë formën, përmbajtjen dhe paraqitjen e diçkaje mes Ulsiut dhe Agacit.

Në mënyrën se si ajo po ngrihet me njerëz të besuar partie, për fat të keq, në vend të një Gjykate Kushtetuese, frika është se do të kemi një inspektoriat qeveritar kushtetues.

Kjo ditën për diell dhe në sy të mjaft dëshmitarëve vendas dhe të huaj. Në fund të fundit, pse duhej të ndryshonte tani rilindja dhe shefi i madh në raport me drejtësinë dhe revanshin per kapjen e saj.

Eshtë fare e qartë.

Zgjidhja për krizën e madhe në vend është thjesht politike, dhe do të vijë verem përmes votës. Po vetëm përmes një procesi të lirë e të ndershëm, ku qytetarët, shqiptarët t’i japin drejtim kësaj historie.

Të tjerat janë thjeshtë iluzione, thellim e përkeqësim, ose në rastin më të mirë gjysëm zgjidhje.

Vetëm vota e ka zgjidhjen brenda, e ka magjinë, forcën për të sjellë mrekullinë që presin njerëzit. Dhe vota, mesa duket është tashmë një gjë me të cilën nuk mund të luhet më. Zor se do të gjenden avokatë poqese do të ketë sërish manipulime. Nuk do të jetë e lehtë të pajtohen sërish banda e djem problematikë. E siziftë e me sforco, me kosto të mëdhaja po ashtu, ishte rruga e opozitës dhe e Lulzim Bashës deri këtu, po, garancitë që vullneti i qytetarëve të shprehet drejt, më i lirë se asnjëherë tjetër, janë sot të forta.

Vetëm vota do ta tregojë të vërtetën e madhe të këtij vendi, sunduar në propagandë, koncesione e lobim prej 6 vitesh.

Mapo.al


Etiketa: , , ,

Pas