Arkiva 2

MSH kërkon ndërprerje të kontratave për mjekët specializantë në katër qarqe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:39 - 18/06/21 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në katër qarqe kryesore të vendit që të ndërpresin kontratat me mjekët specializantë.






Kjo kërkesë i referohet operatorëve shëndetësorë në qarqet; Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.


Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor sqaron mes të tjerash se punësimet bëhen vetëm përmes miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, ky institucion i kërkon operatorëve që të dërgojnë listën me vendet vakante.







Në shkresën në fjalë thuhet se Drejtoritë Rajonale të OSHKSH-së duhet të marrin masa si më poshtë;
-Të ndërpresin menjëherë kontratat me mjekët specializantë
-Të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërprerjes së kontratave me mjekët specializantë.



1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas