Aktualitet

MSH në Kosovë: Pse i refuzuam vaksinat kineze të ofruara nga Shqipëria














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:44 - 06/04/21 |
mapo.al

Ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pas vaksinimit të mjekësve nga Kosova, shteti shqiptar do të ndihmojë edhe në vaksinimin e mësuesve kosovarë. Por dje, qeveria e Kosovës bëri të ditur se ndihma në këtë rast refuzohej.





Kjo për shkak që vaksina që u ofrua është ajo kineze Sinovac. Sami Uka, këshilltari politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur për mediat në vend se kjo vaksinë nuk është e licencuar nga EMA.


“Për mësuesit tanë na janë ofruar vaksina Sinovac të Kinës. Natyrisht për shkak se e njëjta nuk është e licencuar dhe aprovuar nga EMA për përdorim në Evropë, dhe e njëjta bie ndesh me ligjet tona”, ka thënë Uka.





Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahamn Jasharaj është shprehur se sindikata e tyre nuk ndërhyn në marrëveshjet mes dy shteteve, por sipas tij, e rëndësishme është që Ministria e Shëndetësisë t’ua siguroj personelit arsimor vaksinat për Covid-19.

Lexo edhe :  Tmerr në Indi, mbi 2700 të vdekur nga koronavirusi në 24 orë


1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas