ShowBiz

“M’u mbushën sytë me lot”/ Nusja e Berishës bën ëndrrën realitet






               Publikuar në : 12:59 - 24/05/19 |
mapo.al

Blogerja Armina Mevlani ka qenë së fundmi në Festivalin e Filmit në Kanë. Me dy veshje krejtësisht të ndryshme në stil, ajo ka shkëlqyer në tapetin e kuq. Nusja e ardhshme e ish-kryeministrit Sali Berisha ka rrëfyer përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se iu mbushën sytë me lot kur stilistja e saj e parapëlqyer Vivienne Westwood i dhuroi fustanin ngjyrë portokalli, për të parakaluar në premierën e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”.


Në moshën 19-vjeçare, kur mora shpërblimin e parë në punë, gjëja e parë që bleva ishin një palë këpucë Vivienne Westwood, aq shumë e adhuroja. Sot në tapetin e kuq vetë Vivienne Westwood më dhuroi këtë fustan të mrekullueshëm për të parakaluar në premierën e filmit “Once Upon a Time in Hollywood”. Kur ky fustan m’u dërgua në Tiranë m’u mbushën sytë me lot,  sepse nuk e kisha menduar kurrë që një ëndërr e tillë do bëhej realitet”- ka rrëfyer Armina, krahas fotos së publikuar.

Duke ritreguar për të disatën herë se ka filluar të punojë në një moshë relativisht të re, Armina nuk ngurron të shfaqë pasionin dhe dashurinë për gjërat materiale.


Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas