Thursday, May 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Muaji i Ramazanit/ Meta: Të bashkuar mund t’ja dalim, afroni zemrat

by ro ot
05/05/2019
in Politika
0

Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për nisjen e mujait të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, siç thotë ai por edhe të dhënies së provave të pafundme të forcës së besimit në Zot. Duke uruar më shumë besim, dashuri, paqe, drejtësi e solidaritet, Presidenti tha se sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për shpresë. Por, vetëm të bashkuar, shtoi ai, mund t’ja dalin shqiptarët.

STATUSI I PLOTE
Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Nga zemra u uroj ju dhe mbarë popullit, Gëzuar Muajin e Bekuar të Ramazanit, muajin e sakrificës e të reflektimit, por edhe të dhënies së provave të pafundme të forcës së besimit në Zot!

Agjërim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, mbarësi dhe begati në familjet tuaja dhe Zoti ju ndihmoftë për ta përmbushur atë më së miri!

Ky Muaj i madhërishëm, jo vetëm lartëson shpirtin dhe e pastron atë nga veset, por kthjellon mendjen e rikthen gëzimin. Ramazani është sfida që njeriu i bën vetes në raport me përmbushjen e përgjegjësive të tij para Zotit, por edhe para familjes, shoqërisë e kombit. Më shumë shpresë e besim, dashuri, paqe e kohezion social, vëllazëri, drejtësi e solidaritet, janë mesazhet që përcjellim këtë Muaj.

Koha kur jetojmë, reflekton probleme të shumta, brenda familjeve shqiptare, por edhe në mbarë shoqërinë tonë. Mungesa e dashurisë, solidaritetit e humanizmit, padrejtësitë, korrupsioni, arroganca dhe egoja e pafre, inati e smira, interesi personal, por dhe lakmia, shpeshherë godasin rëndë ekuilibrat shoqërorë dhe vlerat më të mira fetare, njerëzore e kombëtare, me të cilat ne krenohemi.

Rinia sot është e prekur nga krimi, droga, bixhozi e fajdet, largimi nga arsimi e edukimi cilësor, papunësia dhe fenomene të tjera negative. Në këtë Muaj të shenjtë, të reflektojmë për të bërë ç’është e mundur, për pastrimin shpirtëror, moral e social të rinisë sonë dhe për forcimin e shtyllës më të fortë të shoqërisë, familjes.

Kemi nevojë, dhe agjerimi e jep këtë mundësi, të pendohemi për gabimet tona e t’i kërkojmë falje Zotit për gjithçka, duke u përmirësuar në funksion të përqafimit të vlerave më të mira hyjnore e humane që na mundësojnë një të ardhme më të begatë, në familjen europiane.

Le të shërbejë ky Muaj, si mesazh i qartë, se bashkërisht duhet të përpiqemi dhe pavarësisht sakrificave që kërkohen, të afrojmë më shumë zemrat tona, të zgjatim dorën e bashkëpunimit dhe të unifikojmë shqetësimet e të gjejmë zgjidhjen e tyre. Vendi ka nevojë për shpresë dhe të bashkuar ne duhet dhe mund t’ja dalim!
GËZUAR MUAJIN E SHENJTË TË RAMAZANIT!🇦🇱

Tags: bashkimebesimfaljeIlir MetaMuaji i Ramazanitreagimerrjete sociale

JU SUGJEROJME

Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta zgjedhë vetë presidentin
Aktualitet

Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta zgjedhë vetë presidentin

19/05/2022
Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
Aktualitet

Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!

18/05/2022
Sali Berisha vijon takimet me demokratët në Berat
Aktualitet

Sali Berisha vijon takimet me demokratët në Berat

18/05/2022
Tabaku: Korrupsioni dhe droga, Shqipëria rrezikohet nga shkatërrimi i vlerave morale
Aktualitet

Tabaku: Korrupsioni dhe droga, Shqipëria rrezikohet nga shkatërrimi i vlerave morale

18/05/2022
Next Post
“Monstra e Peshkopisë” i dënuar përjetë,i vë flakën qelisë së burgut

"Monstra e Peshkopisë" i dënuar përjetë,i vë flakën qelisë së burgut

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta zgjedhë vetë presidentin
  • Ministrja gjermane: Rusia se po përdor urinë si armë lufte
  • Putin shkarkon komandantët e lartë për dështimet në Ukrainë
  • Gafa e radhës/George W Bush i ka mbetur mendja tek Iraku, e ngatërron me Ukrainën
  • Ish-koloneli rus hesht të ftuarit në studio: Situata për ne do të përkeqësohet



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In