Sport

Muller: Një penallti si ajo do e humbisja qëllimisht






               Publikuar në : 23:00 - 15/04/19 |
mapo.al

Bayern fitoi lehtësisht 4-1 të dielën në Dusseldorf, duke ruajtur kreun e renditjes në Bundesligë, por pas ndeshjes ngjalli debate vendimi i arbitrit Felix Zwayer për të dhënë një penallti kundër Bayernit në minutën e 87-të.


Ndeshja ishte 3-0 për bavarezët, ndaj nuk ishte fundi i botës, por Hummels protestoi gjatë, duke pretenduar se e kishte prekur pa dashje topin, dhe mbi të gjitha te Bayerni u zhgënjyen edhe nga fakti se penalltia u konfirmua edhe nga VAR.

“Fola me arbitrin, ma bëri të qartë që nuk i ka shkruar ai rregullat, përndryshe nuk do ta jete atë penallti”, tha Hummels pas ndeshjes.

Ndërkaq, Thomas Muller ka provokuar me deklaratën e tij në lidhje me atë episod: “Nuk di si e mendon pjesa tjetër e Gjermanisë, por si sulmues që jam, nuk do doja që skuadrës sime t’i jepej një penallti e tillë në favor. Unë do e humbisja qëllimisht“.

Nga ana tjetër, trajneri i Fortunas Friedhelm Funkel nuk është dakord me Muller: “Na është dashur të pranojmë penallti për shumë më pak se aq, për mua ishte penallti e pastër dhe diskutimi mbyllet këtu, Bayern e meritoi fitoren dhe nuk ka arsye për debat“.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas