Aktualitet

‘Mund’: Ja fjala që ndryshon te raporti përfundimtar i ‘Venecias’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:33 - 14/10/19 |
mapo.al

Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin përfundimtar për çështjen e anulimit dhe shtyrjes së zgjedhjeve nga ana e presidentit Ilir Meta.






Ajo që bie në sy është se në ndryshim nga raporti paraprak ku bëhej fakt i kryer që presidenti ka tejkaluar kompetencat, në raportin përfundimtar thuhet se presidenti ‘mund të ketë tejkaluar kompetencat’.


Gjithsesi, i mbetet Kuvendit që të vendosë, edhe pse Venecia thotë se shkeljet nuk janë serioze për të sjellë shkarkimin e kreut të shtetit.







 




Si ishte



-Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke anuluar dhe më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. Do të jetë Kuvendi dhe më pas Gjykata Kushtetuese që do të përcaktojnë nëse kjo është një shkelje serioze, e cila do të lejojë shkarkimin e presidentit.

-Siç përcaktohet në këtë opinion, një numër faktorësh tregojnë se kjo nuk ishte e një karakteri të tillë të domosdoshëm për të vërtetuar një shkelje serioze. Kjo lidhet veçanërisht me thirrjet e presidentit për dialog, pritshmërinë që shtyrja e zgjedhjeve të kontribuonte në kërkimin e një kompromisi mes palëve, mungesës së një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e presidentit, mungesën e sfidimit direkt të dekreteve të presidentit përpara një gjykatë, statusit kushtetues të zgjedhjeve lokale në krahasim me zgjedhjet parlamentare.

-Të marra së bashku, të gjithë këto elementë çojnë në përfundimin se megjithëse presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve vendore, pa një bazë të veçantë ligjore. Sidoqoftë, elementët e paraqitur më lart mund të çojnë në përfundimin se këtoi akte nuk mund të kenë qenë të një natyre serioze të mjaftueshme për të garantuar shkarkimin e presidentit.

Si është

-Do i takojë Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese që të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve do të thotë shkelje e Kushtetutës, dhe nëse shkjelja është e një karakteri serioz, që do të lejonte shkarkimin e presidentit.

-Siç përcaktohet në këtë opinion, një numër faktorësh tregojnë se mund të mos ketë qenë e një karakteri të tillë të nevojshëm për të provuar një shkelje serioze. Kjo lidhet, veçanërisht me thirrjet e presidentit për dialog, pritshmërinë se shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuojë në kërkimin e një kompromisi mes partive, mungesës së një sfidimi direkt të dekreteve të presidentit përpara një gjykatë dhe statusit kushtetues të zgjedhjeve lokale në krahasim me zgjedhjet parlamentare.

-Të marra së bashku, këto mund të ofrojnë elementë për Kuvendin, që shkojnë drejt pikëpamjes se- megjithëse presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve vendore pa një bazë të veçantë ligjore- këto akte mund të mos plotësojnë kriteret e domosdoshme të seriozitetit të mjaftueshëm në rrethana për të garantuar një shkarkim të presidentit.

LEXO EDHE:

Venecia publikon draft-opinionin përfundimtar për Ilir Metën

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas