Aktualitet

“Mund ta kenë vrarë gardianët grekë”/ Foto e shqiptarit në burg





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:18 - 08/12/19 |
mapo.al

Një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte i burgosur në Greqi, është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë në qeli.


Mediat greke kanë dhënë të tjera detaje për këtë ngjarje, duke zbuluar identitetin e shqiptarit.


Sipas mediave greke, bëhet fjalë për Sajmir Gjeloshin nga Lezha. Në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune.


Policia greke nisi hetimet për ngjarjen dhe e dërgoi trupin e pajetë për ekspertizë mjeko-ligjore për të gjetur shkakun e vdekjes së 36-vjeçarit.


Më herët, një i afërm i të ndjerit, në një mesazh për mediat shqiptare, shprehte dyshimet e tij lidhur me vdekjen e viktimës. Sipas tij, Gjeloshi mund të jetë vrarë nga gardianët.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje. Me ka vdek djali i axhs në një burg në greqi. Besohet se e kanë vrarë pasi ka pas probleme me policët e burgut. Kam fol para 4 ditsh me të dhe më ka thënë më kanë marrë inat këta të burgut. As ambasada s’ka informacion mbi ngjarjen. Shume herë ai më ka shpreh se ka probleme ne burg.”

Ndërkohë mediat greke raportojnë se trupi i pajetë viktimës është transportuar drejt spitalit të Hanias, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

LEXO EDHE: 

Greqi, gjendet i vdekur në burg një 36-vjeçar shqiptar

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas