Kryeministri Edi Rama ndodhet në këto momente në një aktivitet të zhvilluar nga ministria e Brendshme “Forca e Ligjit në Veprim”.
Teksa po flet gjatë këtij aktiviteti, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka kërkuar pjesëmarrjen e tij në Kuvend ku po diskutohet projektligji që i hap rrugë shembjes së Teatrit.
Praninë e kryeministrit Rama e kanë kërkuar edhe një grup artistësh që po protestojnë jashtë Kuvendit. Disa prej tyre madje kane ironizuar mungesën e tij.
“Rama nuk ndodhet në Kuvend…iku dhe ua ngeci derrin deputetëve socialist…”, u shprehën ata.