Aktualitet

Nuk ishte e pranishme, por si zgjodhi Megan Markle të bëhej pjesë e funeralit të princit Philip














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 18/04/21 |
mapo.al

Princi Harry udhëtoi disa ditë më parë drejt Pallatit Mbretëror për të qenë pranë familjes së tij në ceremoninë mortore për Princin Philip. Ai mbërriti në 11 prill në Britaninë e Madhe, për herë të parë që pas largimit me Meghan Markle.





Ndërkohë kjo e fundit nuk e shoqëroi Harry-n dhe u tha se mjeku i ka ndaluar udhëtimet për shkak të shtatzënisë. Kështu, Meghan nuk ishte e pranishme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Phlip.


Miqtë e Meghan Markle kanë treguar se ajo nuk ka dashur të jetë qendra e vëmendjes dhe ndaj kishte vendosur të mos bëhej pjesë e ceremonisë. Megjithatë të njëjtët persona janë shprehur se Meghan ka pasur një lidhje shumë speciale me Princin Philip dhe se ajo e adhuronte si njeri.





Megjithëse nuk ishte e pranishme në funeral, Meghan e ndoqi nga shtëpia të gjithë ceremoninë dhe madje dërgoi atje një buqetë varrimi tepër domethënëse për të ndjerin.



Lulet e zgjedhura nga Meghan ishin disa lloje, por të gjitha kanë simbolikë. Royal Marines dhe Acanthus mollis, janë lulet kombëtare të Greqisë, shteti ku Duka ka lindur.


Nuk munguan as Campanula, që simbolizojnë mirënjohjen dhe dashurinë e përjetshme. Rosmary për të simbolizuar përjetësinë e figurës së princit dhe lavander për devocionin e tij. Ndërsa disa trëndafila ishin vendosur për nder të muajit të lindjes së Princ Philip.

Bashkë me buqetën e varrimit, Meghan kishte shkruar me dorë edhe një letër.

1



CLOSE
CLOSE
Pas