fbpx

Sport

Mungoi në stërvitje, ja sa mijëra euro humbi Neymar





               Publikuar në : 09:29 - 11/07/19 |
mapo.al

Për shkak se nuk u paraqit në stërvitje, klubi francez ka menduar të mos e shpërblej brazilianin këtë muaj, siç ishte parashikuar në kontratën e tyre, ku shkruhet se Neymar do të merrte para ekstra për sjellje të mirë.


Kështu, mësohet se ylli i brazilit nuk do përfitojë plot 375 mijë euro këtë muaj.



Të gjithë lojtarët e PSG-së kanë klauzola të tilla në kontratat e tyre me klubin, madje edhe ata në të akademisë dhe në sektorët e tjerë.


Këto para që u mbahen lojtarëve për sjellje të pahijshme, jepen për bamirësi.

Kujtojmë që braziliani ka kërkuar largimin nga klubi parizien dhe dëshiron të kthehet te Barcelona.


Etiketa: , , ,

Pas