Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka qenë së fundmi shumë pak aktive nëpër rrjete sociale. Dyshohet se mungesa e saj vjen si pasojë e shëndetit të rënduar mendor. Më 9 shkurt, Bebe u shpreh përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se nuk ndjehet aspak mirë.
“Në pamje të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi plot shkëlqim e Bebes, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qendrueshme dhe të mos më kapë paniku 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”-shkroi këngëtarja.
Risjellim në vëmendje se Bebe Rexha vuan nga ankthi dhe çrregullimi bipolar.
https://www.instagram.com/p/B8Wn91tFOE3/