Vetëm pas 10 minutave pushim, mazhoranca ka arritur që të sigurojë shumicën e thjeshtë të votave në Kuvend.
Me largimin e opozitës nga salla dhe mungesën e disa deputetëve socialistë, aktualisht në Kuvend po votohet vetëm nga 71 deputetë, aq sa janë të pranishëm në sallë.
Në rend të ditës është raporti vjetor i veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2017, ai i Prokurorisë së Përgjithshme që po prezantohet nga Arta Marku si dhe dekreti i Presidentit të Republikës “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit për Teatrin”.