Një ngjarje e denjë për një skenë filmi. E tillë ka qenë ajo që ka ndodhur dje në qytetin italian të Ankonas.
Një drejtuese mjeti kishte humbur ndjenjat në autostradë dhe makina e saj po ecte duke u lëkundur.
Ajo rrezikonte të kryente një aksident tragjik nëse nuk do t’i kishin ardhur në ndihmë tre muratorë shqiptarë.
Ata e panë që femra nuk ishte e ndërgjegjshme dhe e shtynë lehtësisht me furgonin e tyre për t’a nxjerrë jashtë rruge.
34-vjeçarja italiane kishte humbur ndjenjat duke i dhënë makinës së saj Peugeot në dalje të Ankonës dhe ka qenë pikërisht veprimi i shqiptarëve që i shpëtuar jetën.
Në përpjekje për të ndihmuar drejtuesen e mjetit njëri prej shqiptarëve u plagos lehtë.