Aktualitet

Murgeshat në Greqi marrin medikamentin antiparazitar për të kuruar Covid-19














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:05 - 29/09/21 |
mapo.al

Një rast i rrallë është regjistruar ditën e sotme në Greqi.






Mediat në vend raportojnë se një grup murgeshash janë paraqitur në spital në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e Covid-19.


Sipas raportimeve, në Departamentin e Urgjencës të një spitali të madh në Atikë të mërkurën e kaluar, mjekët u përballën me gjashtë paciente nga një manastir. Ajo që është e re në këtë rast nuk është vatra e koronavirusit në manastir, por fakti se murgeshat kishin ndjekur protokollin e tyre të mjekimit.







Ato kishin marrë një substancë aktive të quajtur ivermectin. Ky është një medikament antiparazitar për të cilin janë kryer studime të kufizuara klinike mbi kundër koronavirusit. Incidenti i lartpërmendur, sipas mediave në vend, përshkruan realitetin e vështirë në spitalet publike.




Lexo edhe :  1939/Mbretëresha Geraldinë e sëmurë rëndë në Greqi, i shpëtoi jetën Mbreti Jorgo

Javët e fundit, mjekët janë detyruar çdo ditë të “luftojnë” me ata që e mohojnë virusin apo përpiqen të imponojnë kushtet e tyre në shtrimin në spital, duke kërcënuar se në të kundërt do të bëjnë padi.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas