Kryesore

Muri i pakalueshëm i Bundestagut për Ramën







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 01/10/20 |
mapo.al

T’i biesh murit me kokë, është një shprehje që tregon se kur kokëfortësia nuk jep fryte. I tillë ishte edhe muri i Bundestagut për Edi Ramën, i cili e mori me një lehtësi të pashpjegueshme kërkesën e Parlamentit të Gjermanisë për të plotësuar kushtet sa i përket zgjedhjeve, ndryshe nuk do të kishte hapje të negociatave.


Bundestagu kërkoi ndëshkim të krimit zgjedhor, dhe një reformë që do të mundësonte zgjedhje të lira e të ndershme. Po ashtu, Bundestagu kërkoi që reforma të gëzonte konsensusin politik, të ishte një marrëveshje me Opozitën.


Në të kundërt, Rama ofroi mbështetje për autorët e krimeve zgjedhore, dhe ndërmori hapa të njëanshëm pa pëlqimin e opozitës për Kodin Elektoral.



Është kjo arsyeja pse jo vetëm Merkel, po as krerët e grupit më të rëndësishëm në Bundestag, nuk e pritën.


CDU-CSU është po ashtu motori i PPE. Deklarata e fundit e Whadephul është e paekuivok. Jo ndryshime të njëanshme, konsensus me opozitën, dhe të merrët mendimi i ODIHR për amendimet.


Pra Bundestagu nuk është një shaka. Rama është tërhequr paraprakisht. Mjeshtri Kapexhiu, në numrin e sotëm të gazetës MAPO e sintetizon me elegancë se çdo të thotë t’i biesh me kokë murit të Bundestagut.


Etiketa: , , , ,

Pas