Sport

Muriel spektakolar, Atalanta e frikshme edhe në Udine





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:31 - 28/06/20 |
mapo.al

Pesë gola, spektakël i garantuar dhe një tjetër fitore me vlerë dhe e merituar për Atalantan e Gasperinit.


Fitorja 3-2 ndaj Lazios ndiqet nga po i njëjti rezultat edhe në Friuli përballë Udineses, që edhe pse ka tentuar ta ndalojë ekipin bergamask, nuk ia ka dalë.


Meritë e super Muriel, që në pjesën e dytë ka dhuruar spektakël.


Në fillim një goditje dënimi si me “penel” dhe e telekomanduar, ndërsa më pas një silurë që portieri Musso nuk e pa aspak.


Në pjesën e parë shënoi edhe Zapata, ndërsa për vendasit Kevin Lasagna realizoi dopietë, por nuk ia doli të frenonte bluzinjtë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas