Një tjetër deputet aktual i PS-së, nuk do të jetë kandidat në listat e kësaj force politike për zgjedhjet më 25 prill. Bëhet fjalë për Musa Ulqini, i zgjedhur në 2017-n si përfaqësues i zgjedhësve të Belshit.
Sipas raportimeve paraprake, Ulqini i ka thënë “jo” kryeministrit Edi Rama pasi i ka ofruar një vend jo të sigurt në lista.
Musa Ulqini i bashkohet të ikurve socialistë Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi dhe Alfred Peza.
Kujtojmë se sot është dita e fundit si afat ligjor i paraqitjes së emrave për deputetë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Partitë kryesore në vend po shfrytëzojnë orët e fundit në dispozicion për të shqyrtuar kandidaturat e mundshme.
Deri më tani, largimi i Musa Ulqinit nga radhët e socialistëve, si dhe emrat potencialë për deputetë në PD, janë komunikuar nga mediat, jo nga një komunikim zyrtar.
LEXO EDHE:
Etiketa: Edi Rama, musa ulqini