Aktualitet

Musine Kokalari i përket më shumë të tashmes, se të kaluarës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:39 - 10/02/20 |
mapo.al

Nga Gazmend Kapllani


Musine Kokalari mund të kishte zgjedhur rrugë tjetër, atë të kompromisit me diktaturen dhe të lepirjes se tiranit. Atehere ndoshta jeten do ta kishte shume me te lehtë. Do ishte, ndoshta, ne Kryesine e Lidhjes Lepirese te Shkrimtareve. Ndoshta dhe nënkryetare fronti, nën hyqmin e një vrasese masive si, Nexhmije Hoxha. Do paguhej nga shteti, do kishte shofer, do shihte vetem bythen e vet (sic thote populli) do ti përktheheshin librat dhe ndoshta do bëhej e njohur edhe ne France (apo gjetke). Sigurisht, pas renies së regjimit do pretendonte se kishte qene disidente (me dy vellezer te vrare madje fare te lehte do ta kishte).



Mandej, do t’i benin edhe shtepi muze, sigurisht.
Musine Kokalari nuk bëri asnjë nga këto.
Musineja nuk është vetem simboli i rezistences, por edhe i artistit modern, që nuk ben kompromis me tiranë dhe vrasës. Ndoshta, i vetmi artist me të vërtetë modern që kemi ne historine tone.


Eshte misherimi i një ilozofie morale kunder skuthërise, nihilizmit dhe cinizmit moral, që shoqeria jonë ende nuk e ka bërë dot të veten. Prandaj Musine Kokalari nuk i perket edhe aq shume të shkuares se sa te tashmes dhe te ardhmes. Rralle gjen nje shkrimtare si ajo që me jeten e saj te informon kaq thelle për të kaluaren dhe te ardhmen njekohesisht.
Musine Kokalari është premtimi i emancipimit të shoqerise sonë, gjinor dhe universal, që ende pret të bëhet realitet. Eshte deshmi nga më uleriteset për shkaterrimin e papare që solli banda kriminale e komunisteve në pushtet. Armiqesia e tyre e pakufi kundër çdo gjeje të ndershme, të bukur, të mencur dhe krijuese, mes shqiptareve eshte dicka qe e tejkalon edhe përfytyrimin me sadist dhe pervers.

Musine Kokalari nuk është vetem ajo që mund te ishim si shoqeri, individë dhe komb – nëse banda e krimineleve nuk do kishte perdhunuar për 50 vjet Shqiperine – por mbi të gjitha, ajo që mund të jemi dhe të bëhemi në të ardhmen.
Sa për ata që e qajne dhe sidomos ata që kane pushtet: i beni një muzeum në Tirane, Musinese. Dhe gjithe atyre artisteve (pak ishin ne fakt) qe i rezistuan territ dhe shkaterrimit të kombit tonë nga themelet.

Boll me nderuat kopuket dhe lapanjozet. Boll me me rrefimin tuaj ideologjik që kërkon normalizimin e krimit të madh kundër Shqiptareve dhe njerezimit, paraqitjen e tij si një lloj “avarie e kohës” – duke përdhunuar çdo ditë kujtesen e rropatur të ketij kombi kaq të vuajtur.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas