Aktualitet

Musk dhe Bezos, 17 vite më parë, miq dhe aspak rivalë (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:10 - 23/03/21 |
mapo.al

Planet e tyre sapo kishin nisur të merrnin jetë, dhe interesi i përbashkët ishte hapësira.






Bëhet fjalë për vitin 2004, kur Elon Musk dhe Jeff Bezos mund të  drekonin së bashku dhe të përjetësonin lehtësisht momente në fotografi.


Një e tillë është bërë së fundmi virale në rrjetet sociale, ndonëse kanë kaluar plot 17 vite.







Pas kësaj fshihet gazetari i “The Hustle”, Trung Phan.



“Elon Musk dhe Jeff Bezos u takuan për të ngrënë një drekë dhe për të diskutuar për hapësirën. Ishte një nga ndërveprimet e tyre të pakta fizikisht. Biseda që patën tregon në mënyrë të përsosur qasjen e ndryshme që kanë ndërmarrë për eksplorimin e hapësirës”, – shkruan Phan krahas fotos së publikuar në Twitter.



Nuk ka vonuar një reagim nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk.

“Wow, vështirë të besohet se kjo ka ndodhur 17 vite më parë”, – u shpreh ai.

Takimi besohet gjerësisht se është fillimi i një rivaliteti të gjatë midis manjatëve dhe kompanive të tyre hapësinore, SpaceX dhe Blue Origin.

Bezos ka bërë vazhdimisht kritika lidhur me qëllimet e Musk për të dërguar njerëz në Mars, ndërsa Musk e ka quajtur Bezos disa herë kopjac.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas