fbpx

Kryesore

Mustafa Nano bën ‘mea cupla’ për debatin në ‘Opinion’: Dola i humbur nga ajo studio





               Publikuar në : 20:39 - 12/10/18 |
mapo.al

Gazetari Mustafa Nano ka kërkuar sërish ndjesë publike për debatin e zhvilluar mbrëmjen e së martës në emisionin ‘Opinion’ me deputetin e Ervin Salianji.


Emisionin e sotëm ‘Provokacja’, Nano e ka nisur me një ‘mea culpa’, duke thënë se ai doli i humbur nga ai debat.



“Ka patur plot njerëz që më thanë bravo të qoftë. Por jo, sjellja ime ishte absolutisht e gabuar. Dola i humbur nga ajo studio dhe i humbur del kushdo që bën atë sjellje”, u shpreh Nano.


Gazetari tha se në atë emision ai ka dhunuar një standard të tij.

“Ishte mbrëmja më e ulët, sepse u bëra njësh me standardin e ulët dhe dhunova një standard timin dhe është ky fakt që më bën të mos jem krenar për ç’bëra e ç’thashë. Dhe “mea culpa” u drejtohet njerëzve që janë të lodhur nga harbutëria televizive. I kërkoj ndjesë kujtdo që ulet të ndjekë një debat televiziv dhe e sheh veten te dhuna që manifestohet në studio. Iu kërkoj ndjesë dhe për ndonjë zhgënjim tjetër në të ardhmen”, deklaroi gazetari Mustafa Nano.


Etiketa: , , ,

Pas