ShowBizz

Muzika në zi/ Ndërron jetë këngëtarja e njohur kosovare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 03/05/20 |
mapo.al

Dita e sotme shënon një ditë zie në muzikë, pasi këngëtarja e mirënjohur Shahindere Bërlajolli-Stafaj ndërroi jetë. Shahindere Bërlajolli rrodhi prej një familje vendase të qytetit të Pejës, familje kjo e njohur për kontribut të vlerave të profileve të ndryshme brenda familjes. Që nga viti 1959, në moshën 13 vjeçe, Shahinderja bëhet solistja e parë më e reja profesioniste në muzikën artistike popullore.



Hitet e mëdha të Shahinderes sot përpunohen nga këngëtarë të ndryshme të estradës shqiptare. U martua me kompozitorin e njohur Enver Stafai në Gostivar, me këngët e së cilit triumfoi 5 vite radhazi në festivalin e vetëm të asaj kohe Akordet e Kosovës.
Ky çift bashkëshortor lanë gjurmë të pashlyera në botën artistike muzikore kombëtare. Ky çift artistik solli në jetë tre djem, Albanin, dhe binjakët Arditin dhe Astritin që sot e kësaj dite vazhdojnë rrugëtimin e prindërve.


Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese. Në Qershor 1970, Shahindere Bërlajolli merr pjesë në “Akordet E Kosovës 1970” me këngën “Vaji I Vashës”.
Ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik.
Me ikjen e saj nga kjo jetë të pikëlluar përveç familjes la edhe miq, bashkëpunëtor e ata që u rritën me zërin e saj.



Etiketa:

Pas