Një aktivitet përkujtimor ndryshe nga të tjerët zhvillohet pasditen e sotme në ish-burgun famëkeq të Spaçit në periferi të Rreshenit. Do të jetë një pasdite letraro-artistike në nderim të atyre që u persekutuan për shkak të lirisë për të menduar dhe besuar ndryshe.
Nis me tingujt e muzikës së Bertin Christelbauer dhe Zamir Kabos dhe vazhdon me leximet artistike të Lubonjes, Bedri Cokut, etj.