Katër persona, pronarë e menaxherë lokalesh, janë proceduar penalisht në Durrës, pasi kanë prishur qetësinë publike duke vendosur në lokale muzikë të lartë, tej normave të lejuara.
Personat e proceduar janë: M.S., 32 vjeç dhe V.L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës;
E.P., 31 vjeç dhe S.L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës.
Policia ka sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Kontrolle të shtuara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.
Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokaleve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve ndaj subjekteve që nuk respektojnë protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vijojnë aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, kanë konstatuar dy lokale që kishin vendosur muzikë të lartë, tej normave të lejuara.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit: M. S., 32 vjeç dhe V. L., 45 vjeç, banues në Durrës, DeeJay dhe pronar i një resorti në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë;
E.P., 31 vjeç dhe S. L., banues në Durrës, DeeJay dhe menaxher i një hoteli, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi i Kavajës, pasi kishin vendosur muzikë të lartë.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtyre lokaleve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.