Aktualitet

Muzikë, kokainë e prostitucion në Shkodër/ Arrestohen 2 menaxherë klubi dhe këngëtari





               Publikuar në : 13:29 - 15/12/19 |
mapo.al

Tre persona janë vendosur në pranga gjatë natës së djeshme në Shkodër, pas një aksioni të RENEA-s nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit.


Sipas njoftimit zyrtar policor, janë arrestuar dy menaxherë të një klubi nate dhe një këngëtar, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.



Ky i fundit, i identifikuar me inicialet E.M. është shpallur në kërkim, pasi kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni. Ndërsa dy të tjerë, një klient dhe një balerinë, janë proceduar në gjendje të lirë.


Personat e arrestuar janë: 

A. V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.

Z. J., 57 vjeç, këngëtar në klub, lindur në Muriqan e banues në Shkodër

Të proceduarit në gjendje të lirë:

t Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient)

L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celularë dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Teksa vazhdon puna me intensitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’.



Pas