Aktualitet

Muzikë në lokal përtej orarit, 1 mln lekë gjobë pronarit në Librazhd














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 14/08/21 |
mapo.al

Pronari i një lokali në Librazhd është gjobitur pasi është konstatuar duke shkelur masat anti-COVID.






Njoftohet se policia gjatë kontrolleve ka gjetur lokalin në pronësi të një qytetari me iniciale A.T., duke vijuar me organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.


Për pasojë, pronari i biznesit është gjobitur me 1 milionë lekë për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.







NJOFTIMI




U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje ndëshkohet me masë administrative, pronari i lokalit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.



Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në fshatin Mirakë, Librazhd, në lokalin në pronësi të shtetasit A.T., vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.”

1


Etiketa: , ,

Pas