Aktualitet

Muzikë pas orës 20:00, gjobë 1 mln lekë lokalit në plazhin e Durrësit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:32 - 22/07/20 |
mapo.al

Një lokal në plazhin e Durrësit është konstatuar nga policia se vazhdonte aktivitetin me muzikë edhe në mbrëmje. Për pasojë, ndaj lokalit në pronësi të K.P. është vendosur një gjobë prej 1.000.000 lekësh.


Muzika pas orës 20:00 është ndaluar dy ditë më parë, pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19.


Njoftimi i Policisë:


Durrës


Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Policia i vendos masë administrative.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme shtetasin K. P., që ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë në subjektin e tij.

Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Etiketa:

Pas